Plagosi me thikë 18-vjeçarin rreth dy muaj më parë, arrestohet i riu në Tiranë

Plagosi me thikë 18-vjeçarin rreth dy muaj më parë, arrestohet i riu në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim. Sipas policisë, i riu në datën 23 nëntor 2025 kishte plagosur me thikë një 18-vjeçar, pas një debati për motive të dobëta. “Plagosi me mjet prerës, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. R., 19 vjeç.        Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta,...