Plagosi 34-vjeçarin me thikë në një lokal në Korçë pas një konflikti, arrestohet adoleshenti
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku një konflikt mes dy shtetasve përfundoi me plagosje të rëndë. Në vijim të informacionit paraprak, Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, i cili dyshohet se gjatë konfliktit, në ambientet e një lokali, ka plagosur në dorë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., 34 vjeç, banues në Korçë. I mituri akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Si pasojë e dëmtimit, 34-vjeçari u...
Burimi:
vizionplus.tv