Plagosi 26 vjeçarin me thikë për 10 mijë lekë/ Zbardhet ngjarja në Durrës, nuk pagoi porosinë…
Plagos shokun me thikë se nuk pagoi lekët e porosisë në lokal. Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Durrës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali. Burime nga grupi i hetimit thanë për median se dy të rinjtë, përkatësisht 35 dhe 26 vjeç, kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal. Ata kanë konsumuar ushqim dhe pije alkoolike dhe pagesën e ka kryer njëri prej tyre. Bëhet fjalë për 20 mijë lekë të vjetra. Pasi kanë dalë nga lokali, 35-vjeçari Alban Ndrejaj i ka kërkuar gjysmën e lekëve të pagesës Rejnis Kolës. Ky i fundit ka refuzuar t’i japë lekët dhe këtu ka nisur gjithçka. Fillimisht janë përfshirë në konflikt fizik dhe më pas...
Burimi:
syri.net