Plagoset me thikë një person në Vlorë

Plagoset me thikë një person në Vlorë

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se gjatë një konflikti mes tyre 48-vjeçari F.Z ka plagosur me thikë 45-vjeçarin I.S, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Njoftimi: Në datë 24.01.2026, rreth orës 20:30, në lagjen Pavarësia, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.Z, i datëlindjes 27.02.1978, lindur dhe banues në Vlorë, ka plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin I.S, i datëlindjes 08.09.1981, lindur dhe banues në Vlorë. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Autori i kësaj ngjarjeje është kapur nga shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet proceduriale.