Pistoletat nga Mali i Zi do i shiteshin një grupi kriminal në zonën e Freskut – Ja kush u arrestua
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin ku u arrestuan dy persona për akuzën e trafikut të armëve nga Mali i Zi. Policia arrestoi Donati Jakun, 31 vjeç, banues në Shkodër, dhe Florian Gjetën, 22 vjeç, banues në fshatin Domje. Ata u arrestuan nga Komisariati nr. 4 me 6 pistoleta që do i shisnin në zonën e Freskut në një grup kriminal me bazë në këtë zonë, fillimisht dolën në disa përgjime të bëra më herët, ndërsa hetimi zbardhi të plotë dinamikën e trafikut. Florian Gjeta, nga Domja, dyshohet se prej vitesh e kryente aktivitetin e trafikut të armëve. Më herët ka jetuar në Angli, vend ky dyshohet po ashtu ta ketë ushtruar të njëjtin aktivitet. Aq hapur e bënte, sa edhe në rrjete sociale nxirrte foto hapur...
Burimi:
syri.net