Piranjat/ Historia tronditëse e shqiptarëve në kampet e Sirisë/ Rikthimi i Eva Dumanit dhe ferri i Al-Hol

Piranjat/ Historia tronditëse e shqiptarëve në kampet e Sirisë/ Rikthimi i Eva Dumanit dhe ferri i Al-Hol

Pas 12 viteve në Siri, mes tmerrit të ISIS, luftës dhe kampeve të ferrit, Eva Dumani, tashmë 20 vjeçare, është kthyer në shtëpi. Përpjekjet për kthimin e kësaj vajze, e cila për shumë shqiptarë u kthye në një simbol të dhimbjes dhe vuajteve të përjetuara, kanë nisur që shumë vite më parë, kur Eva atëherë adoleshente, ndodhej në kampin Al Hol, mes grave të radikalizuara, në një betejë të përditshme për mbijetesë. Kampi i cili tashmë po kalon ditët e fundit të historisë së tij famëkeqe, u ndërtua në vitin 1991 për emigrantët irakenë gjatë luftës së Gjirit, ndërkohë që u riaktivizua në vitin 2019 nga Syrian Democratic Force, në territorin e kontrolluar nga Kurdët, aty ku u pritën mbi 80 mijë gra dhe fëmijë...