Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

Një sërë ngjarjesh që përfshijnë punonjës të Policisë së Shtetit kanë çuar në pezullimin e menjëhershëm nga detyra të disa efektivëve, me vendime të marra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Masat disiplinore lidhen me dyshime për shpërdorim detyre, korrupsion, përdorim të lëndëve narkotike dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Rasti më i rëndë lidhet me ngjarjen e ndodhur më 1 shkurt 2026 në fshatin Rrilë të Lezhës, ku nipi i Ardian Nikulajt mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri. Sipas dyshimeve, i riu shoqërohej në momentin e atentatit nga inspektori B. K., i cili dyshohet se ka përdorur gjithashtu armën e zjarrit, duke qëlluar në drejtim të autorëve. Për këtë ngjarje, më datë 2 shkurt 2026, inspektori B. K. u ndalua me...