“Pezullimi nga detyra” në dorë të Kushtetueses/ Apeli i GJKKO lë në fuqi ndalimin e daljes jashtë vendit për Ballukun
GJKKO ka lënë në fuqi masën e ndalimit të daljes vendit për zv kryeministren Belinda Balluku, ndërsa ka pezulluar shqyrtimin për pezullim nga detyra të saj, deri në momentin që do të shprehet Gjykata Kushtetuese. Në orën 11:00 nisi seanca gjyqësore ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe disa prej vartësve të saj në Apelin e GJKKO-së. Siç raportohet, togat e zeza kanë marrë vendim për lënien në fuqi të vendimit. Balluku i është drejtuar më herët Apelit të Posaçëm me kërkesën për shfuqizimin e dy masave të sigurisë të vendosura ndaj saj, konkretisht “pezullimin nga ushtrimi i detyrës” dhe “ndalimin për të udhëtuar jashtë territorit të vendit”. Njoftimi i plotë i Apelit të GJKKO Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me...