Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit dhe shitje të kokainës, në pranga pronari! Procedohen 18 persona, mes tyre edhe një efektiv

Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit dhe shitje të kokainës, në pranga pronari! Procedohen 18 persona, mes tyre edhe një efektiv

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Organizatori”, në kuadër të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në të gjithë territorin e qarkut. Si pasojë në pranga ka rënë një 57-vjeçar, pronar i një lokali në fshatin Bulgarec, i cili dyshohet se organizonte lojëra fati të paligjshme dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në ambientet e lokalit. Në banakun e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan edhe 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, ndërsa nga këqyrja e celularit të të arrestuarit rezultuan faqe aktive për baste sportive online. Po ashtu, 14 shtetas të tjerë u proceduan penalisht për veprën “Moskallëzimi i krimit”, pasi, megjithëse kishin dijeni për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme, nuk e kallëzuan atë pranë organeve...