Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t
Janë përshkallëzuar tensionet në protestën e Partisë Demokratike në Tiranë, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Ngjarjet janë shënuar pranë godinës së AKSHI-t, ku policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Sipas raportimeve në media, gjatë përplasjeve është dëmtuar edhe një autobot i policisë.
Burimi:
javanews.al