Përplasje në IKMT, dhunohet drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve
Një incident është regjistruar mesditën e sotme në ambientet e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku është dhunuar drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta. Meta është goditur nga drejtori i Mjedisit në të njëjtin institucion, Klesti Çela. Ngjarja ka ndodhur pas një debati të nisur një ditë më parë, ku shkak dyshohet të ketë qenë ndërhyrja në një grup inspektimi për çështje që lidhen me dherat. Konflikti ka degraduar në përplasje fizike gjatë orarit zyrtar të punës. Çështja po hetohet nga policia. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv