Përplasja me armë në berberhane/ Gjykata e Lezhës lë në burg efektivin e policisë

Përplasja me armë në berberhane/ Gjykata e Lezhës lë në burg efektivin e policisë

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për efektivin e Policisë së Shtetit Besart Kovaçi, i cili u përfshi në një përplasje me armë mbrëmjen e së dielës në një berberhane në fshatin Rrile. Sipas burimeve, seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ku mësohet se Kovaçi i ka qëndruar deklarimeve të tij, duke pretenduar se ka qëlluar për të neutralizuar situatën, pasi kishte konstatuar praninë e personave të armatosur. Megjithatë, pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Efektivi akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.