Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë që ndodhi të martën në zonën e Treshi, Tiranë, ku humbi jetën një i mitur 7-vjeçar. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Flutura Tota, ngjarja ka ndodhur sapo semafori për makinat është ndezur jeshil. Fillimisht, 7-vjeçari ka marrë disa monedha që i ka dhënë drejtuesi i automjetit, T. Sh., të cilat i kanë rënë në tokë. Fëmija ka dalë para makinës për t’i marrë, dhe në atë moment është ndezur jeshilja e semaforit, duke u përplasur. Goditja fatale ka ardhur nga makina e dytë, ku fëmija ka përfunduar poshtë rrotave. Sipas raportimeve, 55-vjeçari T.Sh. ka ndaluar makinën menjëherë pas dëgjimit të britmave të kalimtarëve dhe ka dërguar fëmijën në Spitalin e Traumës, ndërsa 42-vjeçarja, shofere në makinën e dytë...