Përplasi me makinë vajzën e re teksa lëvizte me biçikletë, shoqërohet në komisariat 63-vjeçari
Një 63-vjeçar është shoqëruar në komisariatin e policisë së Shkodrës, pasi në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” ai ka përplasur një vajzë 19-vjeçe e cila ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në orën 09:30. Vajza e re është lënduar dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën, ku po merr ndihmë mjekësore. “Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti me drejtues shtetasin S. L., 63 vjeç, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. Sh., 19 vjeçe. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë shtetasja E. Sh., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me shtetasin S. L. po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv