Përplasi me makinë një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet punonjësi i policisë

Përplasi me makinë një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet punonjësi i policisë

Një punonjës policie është vënë në pranga pasi ka asidentuar një person dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP njofton se aksidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:25, në vendin e quajtur “Rruga e Dibrës”. Fatmirësisht e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës. Polici pas aksidentit është kapur në afërsi të Urës së Babrrusë. Ai ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. G., me detyrë Trupë Shërbimi pranë Njësisë së Ceremonialit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga...