Përplasën për vdekje 7 vjeçarin, gjykata liron nga burgu dy drejtuesit e mjeteve
Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, të arrestuar për aksidentin tragjik që shkaktoi vdekjen e një 7-vjeçari në Tiranë, janë liruar nga qelia dhe u është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Prokuroria kishte kërkuar vazhdimin e arrestit në burg për Shukullin, por gjykata vendosi një masë më të butë. Gjatë deklarimeve para gjykatës, Shukulli tha se kishte ndaluar dhe i kishte dhënë disa para të miturit, të cilat i ishin rënë në tokë. Ai deklaroi se nuk e kishte vënë re fëmijën dhe, me ndezjen e semaforit, makina e tij kishte goditur fëmijën që po përpiqej të merrte paratë. Ndërkohë, Valentina Koltraku tha se kishte qenë menjëherë pas fuoristradës dhe nuk kishte pasur pamje të qartë të ngjarjes. Të dy personat kanë shprehur tronditjen e tyre...
Burimi:
ntv.al