Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Një shofer shqiptar ka pranuar se shkaktoi vdekjen e një dentisti të pensionuar 89-vjeçar në një aksident që tronditi komunitetin e Gillinghamit, Kent. Viktima, Thomas Wallace, u godit nga një Mercedes gri estate rreth orës 12:00 më 29 dhjetor të vitit të kaluar. Trupi i tij u gjet pothuajse një milje larg vendit ku u godit, në Grange Road, Medway. Shoferi shqiptar, 29-vjeçari A.M. nga Edgware, Londër, së bashku me pasagjerin e tij po shqiptar, E.P., 29 vjeç nga Chatham, Kent, braktisën makinën dhe më pas hodhën telefonat, rrobat dhe targat e automjetit. Të dy shqiptarët u paraqitën në Maidstone Crown Court për të dhënë versionet e tyre. A.M. mohoi se kishte shkaktuar vdekjen nga drejtimi i mjetit në mënyrë të rrezikshme, por pranoi një...