Përplasen “kokë më kokë” makinat, plagosen 4 pasagjerë dhe drejtuesit e automjeteve
Dy drejtues mjetesh janë proceduar në Elbasan, pasi janë përfshirë në një aksident, ku mbetën të plagosur dy drejtuesit dhe katër pasagjerë. Ngjarja ka ndodhur në aksin “Elbasan-Bradashesh”, dhe sipas policisë, ka nisur procedimi penal për shtetasit B. Zh., 42 vjeç, dhe F. E., 37 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. “Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin B. Zh.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi:
ntv.al