Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, më 7 mars në Golem të Lushnjes. Mesohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje dyshon se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i mjetit tip “Golf 5”, i cili ka goditur nga pas mjetin tip “Mercedes C Class”. Siç vihet re edhe nga pamjet, nga përplasja e fortë dy automjetet kanë mbetur plotësisht të shkatërruara, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit “Golf 5” është shoqëruar në komisariat. Si pasojë e këtij aksidenti është shkaktuar trafik nga “Rotondo e Grabjanit” deri në atë të Plugut.
Burimi:
javanews.al