Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka përndjekur dhe kanosur në rrjetet sociale një 37-vjeçare. Sipas policisë, i riu i ka shkaktuar ankth dhe panik 37-vjeçares si pasojë e përndjekjes dhe kanosjes në rrjete sociale, nëpërmjet disa llogarive false. Policia ka sekuestruar 2 celularët në të cilët i arrestuari kishte aktivizuar llogaritë. “Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një shtetaseje, se përndiqej dhe kanosej në rrjete sociale, veprime të cilat i kishin shkaktuar ankth dhe panik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Insistimi”, mundësuan lokalizimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar të rastit, shtetasit L. K., 28 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë”,...