Përmbytjet në vend, reagon ambasada e SHBA: Qytetarët të tregojnë kujdes, situata po përkeqësohet
Ambasada e SHBA në vendin tonë ju ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqiëpri, që të tregojnë kujdes pas situatës së përmbytjeve në të gjithë territorin. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasa ju bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes. Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut. Shtetasit amerikanë në Shqipëri...
Burimi:
vizionplus.tv