Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki
Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e dokumenteve që lidhen me projektin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen. Vendimi është marrë më 4 shkurt 2026 me kërkesë të prokurore Suela Beluli, në kuadër të hetimeve pas përmbytjeve në fillim të janarit të këtij viti. Sipas prokurorisë, është kërkuar administrimi i dokumentacionit pranë Bashkisë Durrës, i cili ka shërbyer për realizimin e punimeve në këtë zonë. Konkretisht, është urdhëruar sekuestrimi i dokumentacionit të procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim të objektit “Rehabilitimi i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit Erzen”, si dhe i gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor të lejes së ndërtimit për këtë projekt. Sipas vendimit, sekuestrimi i dokumenteve do të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore, ndërsa një kopje...
Burimi:
javanews.al