Përmbytjet në Durrës/ Në zonën e ish Kënetës kanalet të bllokuara (VIDEO)

Përmbytjet në Durrës/ Në zonën e ish Kënetës kanalet të bllokuara (VIDEO)

Përmbytjet në Durrës/ Në zonën e ish Kënetës kanalet nëntokësore të bllokuara Në zonën e Ish kënetës ushtria po përpiqet për të tërhequr ujin. Videot e ardhura në redaksinë e Syri Tv tregojnë si pusetat dhe kanalet kulluese nëntokësore janë të bllokuara dhe të papastruara. Hidrovori i ri, për të cilin u shpenzuan 19 milionë euro, ka rezultuar totalisht i paefektshëm. Ai nuk arrin të tërheqë sasitë e nevojshme të ujit nga zona e ish-Kënetës dhe lagjet e tjera të qytetit, duke i lënë ato në mëshirë të fatit sa herë që ka reshje intensive.