Përmbytjet në Durrës/ 90 banorë të evakuuar nga Sukthi dhe Katundi i Ri, pritet të rritet numri
Rreth 90 banorë janë evakuuar deri më tani nga zonat e Sukthit dhe Katundit të Ri, si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Burime zyrtare bëjnë me dije se banorët e evakuuar po sistemohen në hotele. Situata mbetet problematike dhe numri i personave që mund të kenë nevojë për evakuim pritet të shkojë deri në 500 në total, nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet. Autoritetet janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv