Përmbytjet dëmtojnë rrjetin, ndërpritet furnizimi me ujë në Fier

Përmbytjet dëmtojnë rrjetin, ndërpritet furnizimi me ujë në Fier

Prurjet e shtuara të lumit Vjosë dhe rritja e nivelit të ujërave nëntokësore kanë sjellë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në Fier. Si pasojë, disa puse janë prekur nga situata dhe do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm. ‘Për këtë arsye do të ketë kufizime në furnizimin me ujë, nga ora 16:00 deri në një njoftim të dytë. Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës’, thuhet në njoftimin e autoritetet vendor të Fierit. Detaje nga autoritetet:  Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier njofton se si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore si shkak i presioneve të krijuara, disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier janë prekur nga...