Përmbyset autobusi në rrugën e Kombit, disa të plagosur

Përmbyset autobusi në rrugën e Kombit, disa të plagosur

Një aksident ka ndodhur në rrugët e Qarkut të Lezhës, ku një autobus ka dalë nga rruga në segmentin e Rrugës së Kombit. Sipas informacioneve të para, nga aksidenti dyshohet të ketë disa të plagosur. Autoritetet po hetojnë shkakun e ngjarjes, ndërsa për momentin dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga ngricat dhe akulli në rrugë. Forcat e rendit dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes për të siguruar pasagjerët dhe për të vlerësuar situatën. Në mëngjesin e sotëm, një tjetër aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin “Lezhë–Mabë” i cili ka marrë jetën e një çifti bashkëshortësh nga Puka.