Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

Me dy vendimet e fundit të shpallura sot, të prokurorit Aurel Zarka dhe të ndihmëses ligjore Majlinda Tosku Kolegji i Apelimit ka shënuar përfundimin e 417 cështjeve të regjistruara dhe të procesit të Vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në tërësi, pjesë e reformës së sistemit gjyqësor të iniciuar me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore në vitin 2016. Deri në qershor të këtij viti, kur i përfundon mandati kushtetues, Kolegji i Apelimit do të vijojë procesin e arsyetimit të vendimeve të mbetura, të shpallura më parë në mënyrë të përmbledhur, si dhe procesin e shqyrtimit të kërkesave të subjekteve të rivlerësimit të shkarkuar, për rishikimin e vendimeve të KPA-së. KPA shkarkoi sot prokurorin e Vlorës të arrestuar Aurel Zarka dhe ndihmësen ligjore pranë Gjykatës së Apelit të...