Përfshihet nga flakët stalla në Selenicë, digjen 22 lopë dhe viça
Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët këtë të enjte. Ngjarja është shënuar në fshatin Armen të Bashkisë Selenicë. Dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa stalla ishte në pronësi të Bardhosh Haxhirajt. 22 lopë dhe viça janë djegur, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm për ekonominë e fermerit. Sipas hetimeve, stalla është përfshirë nga flakët sipasojë e një shkëndije eklektrike.
Burimi:
syri.net