Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, 12 mars, në kryeqytet, ku një person ka humbur jetën pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një apartament, në katin e parë të një pallati ngjitur me shkollën “Kushtrimi i Lirisë”, në zonën e Ali Demit në Tiranë. “Rreth orës 21:20, në rrugën ‘Ali Demi’, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari.“, ka konfirmuar më pas dhe Policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi:
javanews.al