Përfshihet nga flakët banesa në Lushnjë, e mitura dërgohet në spital

Përfshihet nga flakët banesa në Lushnjë, e mitura dërgohet në spital

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një banesë private në lagjen “Lini Dhamo” në Lushnje. Si pasojë e flakëve, një e mitur 12-vjeçare është asfiksuar dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se banesa ku ka rënë zjarri ëhstë në pronësi të Rrapush Deliut. Në momentin që ka rënë zjarr në abnesë ndodheshin 6 fëmijë nga mosha 1-12 vjeç, të cilët ishin duke u ngrohur në banesën e gjyshit të tyre. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur nutralizimin e zjarrit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.