Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll
Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e bizneseve dhe pasurive të një shtetasi spanjoll i cili kishte ngritur një skemë mashtrimi duke krijuar kompani fiktive në shtete të ndryshme, përfshi dhe Shqipërinë. Ky shtetas në bashkëpunim me babanë dhe partneren e tij, vepronin në Shqipëri përmes një kompanie dhe 2 shoqërive të tjera me objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, me anë të të cilave kryenin transfertra dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore). Përmes këtyre shoqërive, shtetasi spanjoll ka përfituar mbi 23 ha tokë në Dhërmi dhe automjete me vlerë më të uleta se vlera e tregut, shoqëri tregtare...
Burimi:
javanews.al