Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur nën sekuestro një apartament në zonën bregdetare të Qerretit në Kavajë, pronë e shtetasit nga Kosova, Shemsi Bahtiri, i cili po hetohet për përfshirje në aktivitet kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe pastrimit të parave. Veprimi është ndërmarrë pas një kërkese nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ka nisur hetime ndaj Bahtirit për dyshime se ka qenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal. Sipas autoriteteve, ekzistojnë dyshime se të ardhurat e përfituara nga aktivitetet e paligjshme janë investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci. Bahtiri, ish-anëtar i Lëvizja Vetëvendosje, është arrestuar pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky...
Burimi:
javanews.al