Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Një 36-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Korçës pasi përdorte lokalin e tij për të shitur lëndë narkotike. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Zëmblaku” janë arrestuar dhe dy bashkëpunëtorë të 36-vjeçarit, ndërsa janë sekuestruar një sasi me kokainë, kanabis sativa, shumë monetare, armë gjahu pa leje, dy automjete dhe tre celularë. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në ambientin e një lokali shitej lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe si rezultat me mbështetjen e Forcave të Posaçme “Shqiponjat”, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zëmblaku”. Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në...