Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Në Shqipëri, në fund të vitit 2025 qarkullonin në vend mbi 1 milion mjete rrugore, duke shënuar një rekord historik. Nga këto, 847 mijë ishin autovetura. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë ishte 1.048.092. Ndër to, autoveturat përbënin 80,8% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6,1% dhe automjetet për transport të përzier me 5,8%. Tirana zë peshën më të madhe me 34,7% të mjeteve gjithsej, e ndjekur nga Durrësi me 13,6%. Ndërkohë, Gjirokastra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht me 2,1% dhe 2,4%. Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë 24.854 mjete, nga të cilat 81,2% ishin autovetura. Sërish, qarku i...