PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal nr. 130 të vitit 2025 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për pushim të procedimit penal nr. 130 të vitit 2025 ndaj të kallëzuarës Irena Gjoka, i regjistruar më datë 5.6.2025, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit të paraqitur nga shtetasja Adriana Kalaja, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike. Materiali kallëzues është protokolluar në Prokurorinë e Posaçme më 20.5.2025 dhe përfshinte falsifikimin e dokumenteve, shpërdorimin e detyrës dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm. Në kuadër...