Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

Vrasja e Jani Aliajt në burgun grek Koridhalos dyshohet se është porositur dhe paguar nga një tjetër shqiptar. Sipas hetimeve të autoriteteve greke, i dyshuari, i pa identifikuar, ka pasur përplasje me Jani Aliajn për pazare droge. Aliaj kishte dalë me leje nga burgu i Koridhalos 3 javë më parë dhe ishte rikthyer prapë. Ai ishte në proces ekstradimi drejt Shqipërisë pasi është dënuar për vrasjen e Elton Çiços në vitin 2016 në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Jani Aliaj është tentuar të vritet edhe disa muaj më parë në burg, por atentati nuk u realizua sipas mediave greke. 49-vjeçari shqiptar nga Tepelena është vrarë sapo ka dalë në agjërim. Autori një 28-vjeçar grek e ka qëlluar tri herë me një mjet prerës të improvizuar...