Pas investigimit të medias italiane/ Goditja e Call Center-ave në Tiranë, SPAK: Operacioni u dekonspirua…

Pas investigimit të medias italiane/ Goditja e Call Center-ave në Tiranë, SPAK: Operacioni u dekonspirua…

SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër mashtrimit kompjuterik përmes Call Center-ëve, duke arrestuar dhe ndaluar disa persona të përfshirë në një skemë mashtrimi ndaj shtetasve italianë dhe europianë. Hetimi nisi më 9 janar 2026, pas denoncimeve dhe materialeve të dorëzuara nga gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene”. Sipas SPAK, një Call Center që operonte në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë, dyshohet se mashtronte qytetarë të huaj duke i bindur të investonin në platforma të rreme të kriptomonedhave. Gazetarët italianë arritën të infiltronin një shtetas në këtë Call Center, duke siguruar prova filmike. Nga hetimet rezulton se aktiviteti ishte i mirëorganizuar, me staf që fliste disa gjuhë të huaja dhe me role të ndara qartë. Sipas SPAK, pasi u...