Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin, dalin pamjet

Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin, dalin pamjet

Pesëmbëdhjetë të burgosur me rrezikshmëri të lartë janë transferuar nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Transferimi i tyre është kryer në mesnatë, nën masa të rrepta sigurie. Vendimi për të transferuar më të rrezikshmit e të burgosurve nga burgu në qytetin bregdetar, erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Nga të gjithë të burgosurit, ata që konsiderohen më të rrezikshmit, u transferuan gjatë mbrëmjes së djeshme. Altin Ndoci mbahej pa pranga, gjatë shoqërimit në Spitalin e Durrësit. Ai kërkoi të shkojë në tualet dhe gjatë kësaj kohe, goditi dy efektivët që e shoqëronin e arriti të largohej. Policia vijon punën për të kapur të shumëkërkuarin për vrasje nga SPAK. Ndoci dyshohet se mund të fshihet në...