Pas 7 orësh bllokimi nga rrëshqitja e masivit shkëmbor, hapet rruga Librazhd-Prrenjas

Pas 7 orësh bllokimi nga rrëshqitja e masivit shkëmbor, hapet rruga Librazhd-Prrenjas

Pas rreth shtatë orë punë të palodhur, është hapur segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u bllokua pasi traseja u mbulua nga qindra metër kub gurë dhe, të cilët ranë nga shpati i kodrës. Shpati në fjalë është pjesë e punimeve për ndërtimin e një segmenti të trasesë së re rrugore, pjesë e projektit të njohur si Koridori Tetë.Lexo edhe :Related Posts Puna intensive e makinave të rënda dhe e ekipeve në terren bëri të mundur pastrimin e plotë të aksit dhe rifillimin e qarkullimit në të dy drejtimet. Autoritetet rrugore apelojnë për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të sinjalistikës dhe paralajmërimeve në zonat ku kryhen punime intensive. Hapja e segmentit vjen pas një ndërhyrjeje emergjente...