Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin
Bashkia Peqin ka vendosur ndalimin e menjëhershëm dhe për një afat të pacaktuar të qarkullimit të mjeteve me tonazh mbi 3.5 ton në Urën e Digës Çengelaj, mbi lumin Shkumbin. Ky segment lidh dhjetëra fshatra të zonës së Peqinit dhe Belshit. Vendimi është marrë me urdhëresën nr. 57, datë 06.02.2026, nga kryetari i Bashkisë, Bukurosh Maçi, duke u mbështetur në legjislacionin për vetëqeverisjen vendore, Kodin e Procedurave Administrative dhe Kodin Rrugor. Masa vjen pas raportit paraprak të Institutit të Ndërtimit, i cili ka rekomanduar ndalimin e mjeteve të rënda për shkak të riskut që paraqet struktura aktuale e urës. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka kërkuar marrjen e masave urgjente, përfshirë vendosjen e kufizuesve fizikë në hyrje-dalje të urës me mbështetjen e Policisë së...
Burimi:
javanews.al