Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Shijak pasi kërcënoi për motive të dobëta me hanxhar një person dhe e goditi fizikisht. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Popullore”, ku 39-vjeçari akuzohet se ka dëmtuar me hanxhar xhamin e automjetit të një 55-vjeçari, më pas e ka goditur fizikisht dhe e ka kanosur me mjetin prerës për ta vrarë. Njoftimi: Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Kanosi për motive të dobëta me mjet prerës një 55-vjeçar, e goditi fizikisht dhe i dëmtoi xhamin e automjetit, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit. Shërbimet e Policisë vunë në pranga një 39-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë...