Parandalohet krimi në familje! Dhunoi bashkëshorten dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj

Parandalohet krimi në familje! Dhunoi bashkëshorten dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj

Policia ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në një familje, në fshatin Lulëzim të Memaliajt. Një 53-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kishte kanosur se do ta vriste. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. “Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në Komisariatin e Policisë  Tepelenë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, se do ta vriste, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale.  Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 53 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj. Gjatë kontrollit në...