Parakalimi fatal i shqiptares lë pas 2 të vdekur e 8 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë
Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali. Parakalimi i gabuar i një 29-vjeçareje shqiptare ka lënë pas dy viktima dhe tetë të plagosur. Viktimat i përkasin moshës 38 dhe 73 vjeç, ndërsa mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Ngjarja tragjike ndodhi në 1 mars, pak minuta pas orës 12.30 në rrugën provinciale 185 “Rivoltana”, në shtrirjen që të çon në Mozzanica te restoranti Montizzolo. Katër makina u përfshinë në aksident, ku dy persona humbën jetën. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti u shkaktua nga një Mercedes C180, drejtuar nga një 29-vjeçare shqiptare, me banim në Calvenzano, e cila dyshohet se ka tentuar të parakalojë një Volkswagen Sharan me të cilin udhëtonte një familje e përbërë nga babai, nëna dhe tre fëmijë. “Ajo donte të më parakalonte, pastaj kuptoi se nuk kishte vend...
Burimi:
ntv.al