Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Paqja fiskale në fuqi-Fillim i ri financiar për mbi 200 mijë biznese, fshihet çdo borxh i krijuar para 2014-ës
Ligji i fshirjes së borxheve ka hyrë zyrtarisht në fuqi nga 1 janari i vitit 2026-të dhe do të jetë aktiv deri më 31 dhjetor të po këtij viti. Qëllimi i tij është i qartë: pastrimi i bilanceve të bizneseve dhe largimi i detyrimeve të vjetra që rëndojnë mbi ekonominë. Brenda kësaj periudhe, administrata tatimore dhe doganore duhet të fshijnë nga bilancet çdo borxh të krijuar para 31 dhjetorit 2014, duke u dhënë bizneseve mundësinë të rifillojnë pa barrën e detyrimeve të trashëguara. Nga kjo nismë preken rreth 2.1 miliardë euro detyrime të papaguara, me përfitues mbi 200 mijë biznese. Një pjesë e madhe, rreth 1 miliard euro, i përket detyrimeve të krijuara nga vitet 90 deri në fund të 2014-ës. Ligji përfshin edhe faljen...