Panik në Tiranë, një person tenton të grabisë me armë një bankë e nivelit të dytë, arrestohet nga policia

Panik në Tiranë, një person tenton të grabisë me armë një bankë e nivelit të dytë, arrestohet nga policia

Një bankë e nivelit të dytë në Tiranë ka rënë pre e grabitjes këtë të enjte. Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish parkut të autobusave.Lexo edhe :Related Posts Autori i kësaj grabitje është neutralizuar nga efektivët e komisariatit numër 2 dhe është vënë menjëherë në pranga, duke mos i dhënë mundësi të prekë arkën e parave. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, pasi autori ka qëlluar një herë me armë, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Deri tani nuk dihet identiteti i autorit ./vizionplus.tv Arma e përdorur nga autori