Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit
Ngjarja ndodhi në Bergamo, të shtunën më 14 shkurt, rreth orës 13:00, kur një familje nënë, baba dhe vajza e tyre një vjeç e gjysmë po largoheshin nga një supermarket. Në dalje, ata u përballën me një burrë që, pa hezitim, tentoi të rrëmbejë vajzën, duke e kapur nga këmbët. Reagimi i shpejtë i prindërve dhe ndihma e punonjësve të supermarketit e penguan sulmin: babai ndërhyri për ta ndaluar burrin, ndërsa nëna mbante vajzën në krah. Forcat e rendit arrestuan më vonë një 37-vjeçar rumun, i pastrehë dhe pa precedentë penalë. Pamjet nga kamerat e sigurisë ndihmuan autoritetet të rindërtonin ngjarjen dhe të akuzonin burrin për tentativë rrëmbimi të një të mituri dhe sulm të rënduar, pasi vajza pësoi një frakturë të femurit sipas analizave...
Burimi:
kohajone.com