Pamjet me dron nga ‘Kthesa e Dragostunjës’, trafiku kilometrik i makinave në pritje të hapet rruga

Pamjet me dron nga ‘Kthesa e Dragostunjës’, trafiku kilometrik i makinave në pritje të hapet rruga

Syri Tv sjell pamjet me dron nga ‘Kthesa e Dragostunjës’ pjesë e aksit nacional Librazhd- Qafë Thanë ku masivi shkëmbor dhe inertet e rëna nga shpati i malit kanë bllokuar trasenë e rrugës në të dyja kahet. Qindra makina me pasagjerë qëndrojnë në pritje prej më shumë se 5 orësh dhe nuk dinë se deri kur do të lirohet rruga. Masivi i madh gurësh dhe dheu ra rreth orës 11:00 duke bllokuar totalisht rrugën në të dy drejtimet, duke bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve.  Dëshmitarët që ndodhen atje flasin për një trafik kilometrik që ka kalaur 10 km, në të dyja anët. Dy eskavatorë dhe një fadromë po pastrojnë trasenë e rrugës nga inertet ndërsa ka dhe 2 eskavatorë lart në shpatën e malit që...