Pamjet e frikshme të sulmit me kallashnikov në fshatin Rrilë të Lezhës! Momenti kur qëllohet me breshëri drejt berberhanes

Pamjet e frikshme të sulmit me kallashnikov në fshatin Rrilë të Lezhës! Momenti kur qëllohet me breshëri drejt berberhanes

Dalin pamjet e sulmit me armë me kallashnikov të ndodhur pak ditë më parë në fshatin Rrilë të Lezhës. Pamjet e siguruara nga gazetari i Syri.net, Elton Qyno tregojnë përmasat e frikshme të sulmit me kallashnikovë mbrëmjen e 1 shkurtit 2026. Në video duken 2 persona me xhupa dhe me kapuçë në kokë që qëllojnë drejt berberhanes me breshëri automatiku, shumë afër dyqanit. Autorët e dyshuar që hapin zjarr mbi berberanën e Sokol Dacit, brenda së cilës ndodheshin dy pjestarë të fisit Nikulaj dhe një efektiv policie mik i tyre,  dyshohet se janë pjestarë të fisit Ndokaj. Në videon e siguruar ekskluzivisht nga Syri.net duket kur njëri afrohet ngjitur me dyqanin dhe qëllon me breshëri, ndërsa ecën pas nuk ndal breshërinë. Më pas ai fshihet pas një makine të bardhë. Ndërkohë autori...