Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund
Një i ri shqiptar ka përfunduar në burg në Angli pasi u kap në një “shtëpi bari” me vlerë rreth 100 mijë paund. Argjent Dedja, 24 vjeç, u dënua me 12 muaj burg nga një gjykatë në South Cumbria për përfshirje në prodhimin e kanabisit në një banesë në Barrow. Sipas autoriteteve britanike, ai ishte pjesë e një operacioni të përmasave industriale. Në shtëpinë me katër dhoma, policia gjeti 196 bimë kanabisi, nga të cilat rreth 100 ishin të pjekura. Banesa ishte përshtatur totalisht për këtë aktivitet: sistem ventilimi, ndriçim special dhe lidhje të paligjshme energjie. Dritaret ishin mbuluar për të fshehur gjithçka. Policia ndërhyri pas një kontrolli dhe e gjeti të riun duke u larguar nga shtëpia gjysmë i zhveshur, në drejtim të një...
Burimi:
javanews.al