Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas vetëvritet në garazh
Një krim në familje ka ndodhur ditë e sotme në Orikum. Policia e Vlorës deklaron se një 50- vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij në banesë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh. Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.